Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhje e gjashtë të rregullt për vitin 2016.
Kuvendi për rendë të ditës shqyrtoi:
1.Procesverbali nga mbledhje e kaluar
2.Shqyrtimi i kornizës afatmesme buxhetore 2017-2019
3.Shqyrtimi i informatës mbi qarkoren e parë të brendëshme buxhetore.
4.Shqyrtimi i informatës mbi sektorin e emergjencave.
Me punën e kuvendit të komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Qamush Brava, ndërsa në emër të ekzekutivit prezent ishte Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe Drejtorët e Drejtorive përkatëse,
Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit nga mbledhje e kaluar këshilltarët shqyrtuan kornizën afatmesme buxhetore 2017-2019.
Drejtori për Buxhet dhe Financa Shabi Rexhallari tha se me këtë Qarkore buxhetore ofrohen udhëzimet e para për hartimin e buxhetit për vitin 2017 dhe vlerësimet për vitet 2018-2019, kalendarin kohor indikativ si dhe kufijtë fillestar buxhetor për vitin 2017 dhe vlerësimet 2018-2019 për çdo Organizatë buxhetore. Pas kësaj qarkoreje do të pasojnë qarkore të tjera shtesë deri në finalizim të buxhetit 2017 dhe vlerësimet 2018-2019.
Në aktivitetet tona gjatë përgatitjes dhe hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore të Komunës (KABK), përveç që jemi bazuar në Qarkoren Buxhetore 2017/01 për Komunat, gjithsesi jemi shërbyer edhe me projeksionet e dhëna me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2017-2019 në nivel të vendit, si dhe në dokumentet e rëndësishme strategjike të komunës – Plani Zhvillimor Komunal (PZHK), Plani Rregullues Urban dhe Planin e integruar të Komunës 2016-2018.
Sipas z.Rexhallarit Për vitin fiskal 2017 parashohim një buxhet prej 2,100,573 € apo një rritje prej 34,177 € ose për 1.65 % më i madh apo në raport me vitin 2016, kurse për vitin 2018 kemi një buxhet prej 2,150,729 € apo një rritje prej 50,156 € ose për afro 2.39 % në raport me vitin 2017, si dhe për vitin 2019 parashohim një buxhet prej 2,193,062 € apo një rritje prej 42,333 € ose për afro 1.97 % më i madh apo në raport me vitin 2018.
Analizuar financimin sipas llojeve të granteve qeveritare, në periudhën vijuese 2017-2019, trende të rritjes do të kemi në financimin nga Grant i përgjithshëm (GP), pasi që nga shuma prej 809,375 € sa është në vitin buxhetor 2016, në vitin e parë buxhetor 2017 do të kemi në dispozicion shumën prej 862,582 € apo një rritje prej 53,207 € ose për afër 6.57 %.
Drejtori për Buxhet dhe Financa Shabi Rexhallari Informatë para këshilltarëve prezentoi mbi Qarkoren e parë të brendshme Buxhetore.
Para këshilltarëve është prezentuar edhe informatë mbi sektorin e emergjencave. Në raportin e prezentuar u tha se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 në raport me vitin e kaluar fatmirësisht nuk është rrezikuar nga ndonjë fatkeqësi natyrore apo fatkeqësi tjetër.
