Kuvendi për rendë të punës shqyrtoi:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Plani ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt.
- Propozim vendim për hapjen e debatit publik për Draft Planin Zhvillimorë të Komunës Hani i Elezit 2025-2033.
- Propozim vendim për shqyrtimin e raportit të studimeve dhe evidentimit të vlerave të trashëgimisë natyrore në teritorin e Komunës së Hanit të Elezit të propozuara nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.
- Shfuqizimi i vendimit me numër 01/9541/2024 për ndërtesat e vjetra kolektive të cilat janë në zonën urbane.
- Raporti i punës së komitetit për komunitete për vitin 2024.
- Informatë për aktivitetet e këshillit komunal për siguri në bashkësi për vitin 2024.
- Informatë për aktivitetet e këshillave të fshatrave të komunës së Hanit të Elezit për vitin 2024.
- Të ndryshme.
Me propozim të Komitetit për Komunitetet, Kuvendi i Komunës e plotësoi rendin e ditës edhe me:
-Propozim për fillim të procedurës për zgjedhjen e një anëtari për plotësimin e Komitetit për Komunitete .
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Florim Shkreta ndërsa në emër të ekzekutivit të pranishëm ishin Kryetari i Komunës z,Mehmet Ballazhi si dhe drejtorët e drejtorive të komunës