Kuvendi për rend të ditës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Raporti financiar për periudhën Janar – Mars 2025.
3. Raporti periodik lidhur me progresin e zbatimit të rekomandimeve të auditorit .
4. Propozim –Vendim për ndarjet e mjeteve financiare për “Ditët e Kulturës dhe Festivalin Mbarëkombëtarë Hani i Elezit 2025” –Edicioni i tretë”.
5. Kërkesë për bartjen e bilancit të pashpenzuar nga viti 2024 në vitin 2025.
6. Raporti financiar për periudhën Janar – Mars 2025 i N.P.L “Pastrimi” sh.a.
7. Të ndryshme.
Me propozim të Drejtorit për Urbanizëm dhe Kadastës z.Nexhmedin Daci, Kuvendi e plotësoi rendin e ditës edhe me pikën:
-Kërkesë për rishqyrtimin e aktit normativ.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Florim Shkreta ndërsa në emër të ekzekutivit ishin Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të komunës