Kuvendi për rend të punës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Korniza afatmesme buxhetore 2027-2029.
3.Kërkesë për rialokim të mjeteve në kategorinë buxhetore shpenzime kapitale.
4.Propozim vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2027.
5.Propozim vendim për shfuqizimin e pjesshëm të vendimit të Kuvendit të Komunës Hani i Elezit me numër Nr.3444/2013 të datës 27.06.2013 si dhe shfuqizimin e pjesshëm të vendimit me numër Nr.2457/2023 të datës 30.03.2023.
6.Plani ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt.
7.Të ndryshme.
Me punën e Kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.Florim Shkreta ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi si dhe drejtorët e drejtorive të komunës