Kuvendi për rend të ditës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Raporti i punës së kryetarit të komunës për vitin 2024.
3. Raporti i punës së kuvendit të komunës për vitin 2024.
4. Draft rregullorja komunale për menaxhimin të pasurisë jo financiare komuna Hani i Elezit.
5. Plani ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt.
6. Raporti financiar për vitin 2024 i N.P.L “Pastrimi” sh.a.
7. Informatë mbi procesin e trajtimit të ndërtimeve pa leje dhe legalizimin e tyre.
8. Të ndryshme.
Me kërkesë të Ministrisë së Financave, Punëve dhe Transfereve Kuvendi i Komunës miratoi ndryshimin e preambulës të vendimit 01/Nr.9045/2024 në Rregulloren për Tatimin në Pronën e Paluajtëshme.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Florim Shkreta ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të komunës