Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbajti sot mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2012 dhe kishte këtë ;
Rendi i Punës
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Miratimi i propozim vendimit për rishikimin e buxhetit për vitin 2012.
3.Miratimi i draft rregullores për përdorimine automjeteve zyrtare.
4.Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit për themelimin e bibliotekës së qytetit në komunale dhe miratimi i projekt statutit të bibliotekës komunale të Hanit të Elezit.
5.Miratimi i i propozim vendimit për,,Planin Lokal të Veprimit në Mjedis”
6.Miratimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për ,,Javën Kulturore” 2012.
7.Miratimi i kërkesës së Irhan Shkretës për dhënien e pëlqimit për shfrytëzimin e tokës pyjore.
8.Miratimi i kërkesës së ,,Sharcem” –it për dhënien e pëlqimit për hulumtimin e gurit gelqerore
9.Pyetje dhe përgjigjeje
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhje e kaluar këshilltarët e kuvendit të komunës shqyrtuan pikat e rendit të ditës të cilat ishin planifikuar për këtë seancë.
Duke iu përgjigjur kërkesë së MF-it, ekzekutivi i komunës së Hanit të Elezit ka propozuar disa ndryshim në listën e projekteve kapitale me ç’rast janë shtuar edhe dy projekte për realizim gjatë vitit 2012 ,ndërsa shuma e mjeteve të rialokuara është 108.000.oo€ , tha para këshilltarëve Drejtori i DBF-së z.Shabi Rexhallari.
Edhe këshilltarët e kuvendit të komunës u pajtuan me propozimet e dhëna dhe miratuan propozim vendimin për rishikimin e buxhetit për vitin 2012.
Me disa vrejtje dhe propozime u miratuan edhe pikat tjera të rendit të ditës përveq kërkesës së ,,Sharcem”it e cila nga këshilltarët e kuvendit të komunës u vlerësua si e mangët në elaborimin e kërkesë dhe u vendos që të shqyrtohet atëherë kur kërkuesi të ofron me shumë informata lidhur me këtë kërkesë.
Zyra për informim