Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e tetë të rregullt për vitin 2014 me këtë rendë të punës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Shqyrtimi i informatës mbi suksesin e arritur të nxënësve në SHFMU dhe SHML në fund të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2013-2014.
- Shqyrtimi i njoftimit për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për gjashtë mujorin e vitit 2014.
- Miratimi i kërkesës së firmës “Chrom Kosova” sh.p.k për dhënien e pëlqimit për hulumtim.
- Pyetje dhe përgjigje.
Me punën e kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i kuvendit z.Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit ishin Nënkryetari i komunës z.Menduh Vlashi dhe drejtorët e drejtorive.
Pas miratimit të procesverbalit kuvendi miratoi pa vërejtje informatën mbi suksesin e arritur të nxënësve në SHFMU dhe SHML në fund të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2013-2014.
Kuvendi i komunës shqyrtoi njoftimin për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për gjashtë mujorin e vitit 2014. Këshillit Komunal për Sigurinë e Bashkësive në komunën e Hanit të Elezit për gjashtë mujorin e vitit 2014 ka mbajtur gjashtë (6) mbledhje takime të rregullta, në çdo të Premte në fund të muajit.
Në takimet e rregullta të Këshillit Komunal për Sigurinë e Bashkësive zakonisht marrin pjesë:
Kryetari i komunës si kryesues i këshillit
Komandanti i stacionit policor
Përfaqësuesi i policia kufitare vija e gjelbërt
Përfaqësuesi i Policia kufitare
Përfaqësuesi i këshillit të bashkësisë islame
Kryesuesi i komitetit për komunitete
Përfaqësuesja për barazi gjinore
Drejtori i drejtorisë për arsim kulturë rini dhe sport
Përfaqësuesi i këshillit të prindërve
Përfaqësuesi i FSK-së
Përfaqësuesi i ekipeve vepruese për siguri në bashkësi
Drejtori i drejtorisë për shërbimeve publike dhe emergjencë
Përfaqësuesi i aleancës së biznesit
Përfaqësuesi i OJQ-së Spektri
Në të gjitha takimet që janë realizuar janë diskutuar çështje të rëndësishme të sigurisë, komunikacionit, kanalizimeve, çështjen e furnizimit me ujë për banorët e Hanit të Elezit, trajtimin e qenve endacak, transportin e nxënësve të shkollave fillore, mirëmbajtja e rrugëve, diskutime rreth organizimit të manifestimeve komunale, mbrojtja e pyjeve nga prerjet ilegale, diskutime rreth çështjeve të zjarreve gjatë sezonës verore, vendosja e kamerave në vendet publike të komunës së Hanit të Elezit, shtimin e numrit të policëve në stacionin policorë të Hanit të Elezit, për qarjen e tokës në fshatin Dimcë, për vendosjen e shenjave për kufizimin e shpejtësisë nga lagja Uji i thartë -Hani i Elezit, për shembjen e dheut nëpër rrugët e Komunës së Hanit të Elezit, për shtyllat e rrymës elektrike për fshatin Laç, për rrezikshmërinë e përroit të fshatit Laç, për vërshimet të cilat kanë ndodhë në lagje të re, ndriçimin publik në mes të zonës kufitare të Kosovës dhe Maqedonisë, zbatimin e rregullores për mbrojtjen e të miturve, organizimin e zgjedhjeve të datës tetë qershor, organizimin e OJQ-ve apo individëve që merren me organizimin e rekrutimit të personave të ndryshëm për shkuarje në luftën e Sirisë, dhe tema të tjera në interes të komunës së Hanit të Elezit.
Këshilltarët miratuan pa vërejtje materialin e informatës për shpenzimet e javës kulturore 2014 për nderë të 11 qershorit ditës së çlirimit në komunën e Hanit të Elezit, ndërsa në mungesë të dokumenteve të nevojshme kërkesa e firmës “Chrom Kosova” sh.p.k për dhënien e pëlqimit për hulumtim do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhëshme.
Zyra për Informim