Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e njëmbëdhjetë –XI- të rregullt për vitin 2012 me këtë :
RENDI I PUNËS
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Miratimi i plani të punës së kuvendit të Komunës për vitin 2013.
- Miratimi i plani të punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2013.
- Miratimi i kërkesës së kompanisë Arsi sh.p.k për dhënien e pëlqimit për hulumtime gjeologjike me shpim.
- Miratimi i propozim vendimit për harmonizim dhe transfere të mjeteve buxhetore nga kategoria ekonomike paga dhe mëditje për vitin 2012.
- Miratimi i propozim vendimit për themelimin e këshillit komunale për siguri në bashkësi
- Pyetje dhe përgjigje.
Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen njëmbëdhjetë të rregullt për vitin 2012.
Para fillimit të procedimit me pikat e rendit të punës , këshilltarëve të kuvendit të komunës iu drejtua kryetari i komunës Rufki Suma i cili prezantoi një raport të shkurtë të zhvillimeve në komunën e Hanit të Elezit gjatë vitit 2012. Duke i siguruar këshilltarët se raportin e plotë të punës së ekzekutivit do ta prezantojë në muajin shkurtë z. Suma shfrytëzoi rastin që të falënderoj këshilltarët për bashkëpunimin shumë konstruktiv që ka rezultuar me zhvillime pozitive të përgjithshme në komunën e Hanit të Elezit.
Në vazhdim të seancë këshilltarët pa vërejtje miratuan procesverbalin nga mbledhje e kaluar.
Këshilltarët pa shumë vërejtje miratuan edhe Planin e Punës të Kuvendit të Komunës dhe të Kryetarit të Komunës për vitin 2013.
Para këshilltarëve ishte edhe kërkesa e kompanisë ,, Arsi” sh.p.k për dhënien e pëlqimit për hulumtime gjeologjike me shpim. Për të dhënë më shumë detale lidhur me kërkesën e parashtruar këshilltarëve iu drejtuan përfaqësuesit e kompanisë ,, Arsi” të cilët thanë se qëllimi i kompanisë është që të bëjë hulumtime në zonat e cekura në kërkesë. Ata thanë se do të ishin shumë të lumtur po qe se hulumtimet e tyre rezultojnë pozitive ngase përveç interesit të kompanisë nga ky rezultat do të përfiton edhe komuna .
Pas një debati konstruktiv lidhur me këtë kërkesë, këshilltarët miratuan kërkesën kompanisë ,, Arsi” për dhënien e pëlqimit për hulumtime gjeologjike me shpim.
Këshilltarët pa shumë vërejtje miratuan edhe propozim vendimin për harmonizim dhe transfere të mjeteve buxhetore nga kategoria ekonomike paga dhe mëditje për vitin 2012 si dhe propozim vendimin për themelimin e këshillit komunale për siguri në bashkësi.