Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt për vitin 2015 dhe për rendë të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Shqyrtimi i plotsimndryshimit të rregullores për taksa, tarifa dhe ngarkesa administrative për vitin 2016.
3.Miratimi i plotsimndryshimit të rregullores për ndarjen e bursave për studentë në Komunën e Hanit të Elezit.
4.Shqyrtimi i informatës mbi ndarjen e subvencioneve në bujqësi.
5.Shqyrtimi i informatës mbi gjendjen në shëndetësi.
6.Pyetje dhe përgjigje.
Me punën e kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.Qamush Brava ndërsa nga ekzekutivi prezent ishte Kryetari i Komunës z.Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive të komunës.
Shqyrtimi i plotsimndryshimit të rregullores për taksa, tarifa dhe ngarkesa administrative për vitin 2016 e cila u prezantua nga ekzekutivi i komunës së Hanit të Elezit u plotësua me disa propozime nga ana e këshilltarëve dhe e njëjta është miratuar për tu prezantuar para qytetarëve në debat publik.
Kuvendi i komunës miratoi i plotsimndryshimin e rregullores për ndarjen e bursave për studentë në Komunën e Hanit të Elezit.
Iinformatën mbi ndarjen e subvencioneve në bujqësi dhe informatën mbi gjendjen në shëndetësi e prezantuan drejtorët z.Hajredin Gashi dhe z.Musafer Dernjani.