Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt për vitin 2015.
Kuvendi për rendë të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Shqyrtimi i propozim vendimit për largim nga lista e projekteve.
3.Shqyrtimi i kornizës afatmesme buxhetore 2016-2018.
4.Shqyrtimi i rregullores për tatim në pronën e paluajtshme për vitin 2016.
5.Shqyrtimi i informatës mbi sektorin e emergjencave.
6.Shqyrtimi i kërkesës së z.Sami Meliqit për dhënien e pëlqimit për shfrytëzimin të parcelës nr.01333-0.
Me punën e kuvendit udhëheqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Qamush Brave ndërsa prezent ishte edhe Kryetari i komunës z.Rufki Suma
Pas miratimit të procesverbalit këshilltarët shqyrtuan propozim vendimit për largim nga lista e projekteve kapitale për vitin 2015.Sipas kryetarit të Komunës Rufki Suma ky propozim vjen si rrjedhojë e disa ecurive buxhetore dhe disa nga projektet të cilat gjenden në listë realisht është e pamundur të realizohen gjatë këtij viti, por ka edhe projete të cilat duhet të rivlersohet arsyeshmëria e tyre në rrethanat aktuale.
Shqyrtimin e kornizës afatmesme buxhetore 2016-2018 e prezentoi Drejtoria për Buxhet dhe Financa.Drejtori Shabi Rexhallari tha se periudhën e viteve 2016-2018, Komuna zyrtarisht ka filluar qysh nga data 15 maj 2015, atëherë kur nga Ministria e Financave është pranuar Qarkorja buxhetore 2016/01 për Komunat
Me këtë Qarkore buxhetore ofrohen udhëzimet e para për pëgatitjen e buxhetit të komunave, përfshirë këtu kalendarin kohor indikativ si dhe kufijtë fillestar të financimit për komunat pë periudhën 2016-2018.
Në aktivitetet tona gjatë përgatitjes dhe hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore të Komunës (KABK), përveç që jemi bazuar në Qarkoren Buxhetore 2016/01 për Komunat, gjithsesi jemi shërbyer edhe me projeksionet e dhëna me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2016-2018 në nivel të vendit, si dhe në dokumentet e rëndësishme strategjike të komunës – Plani Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe dhe Plani Rregullues Urban (PRRU).Sipas tij për vitin fiskal 2016 parashohim një buxhet prej 2,066,396 € apo një rritje prej 14,552 € ose për 0.71 % më i madh në raport me vitin 2015, kurse për vitin 2017 kemi një buxhet prej 2,089,737 € apo një rritje prej 23,341 € ose për afro 1.13% në raport me vitin 2016, si dhe për vitin 2018 parashohim një buxhet prej 2,115,611 € apo një rritje prej 25,874 € ose për afro 1.24% më i madh në raport me vitin 2017.
Ndërsa Drejtori për Shërbime Publike Refet Kalisi para këshilltarëve prezentoi Rregulloren për Menagjimin e mbeturinave. Drejtori Kalisi tha se me këtë rregulloren përcaktohet orari, sistemi dhe kushtet për mënyrën e mbledhjes, ndarjes, përpunimit dhe riciklimit të mbeturinave, llojin, numrin dhe mënyrën e shpërndarjes dhe vendosjes së kontejnerëve, mirëmbajtja e vendeve ku grumbullohen ato dhe mënyrën e transportimit.
Kuvendi i komunës pas shqyrtimit, refuzoi kërkesën e z.Sami Meliqit për dhënien e pëlqimit për shfrytëzimin të parcelës nr.01333-0