Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbajti e tetë –VIII- të rregullt për vitin 2012 dhe kishte këtë rendë të punës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Miratimi i draft buxhetit për vitin 2013-2015.
3. Informatë e DKA-së për fillimin e vitit të ri shkollor 2012/2013.
4. Miratimi i rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e komunës së Hanit të Elezit.
5. Miratimi i propozim vendimit për plotësimin dhe ndryshim të Rregullores për tatim në pronën e paluajtshme.
6. Pyetje dhe përgjigje.
Para fillimit të punës, këshilltarëve të kuvendi të komunës iu drejtua kryetari i komunës Rufki Suma i cili në mënyrë kronologjike njoftoi këshilltarët me të gjitha aktivitetet të cilat janë duke u zhvilluar në komunën e Hanit të Elezit.
Kryetari Suma në veçanti u ndalë në ecurinë e zhvillimeve të projekteve të cilat janë planifikuar që të realizohen gjatë këtij viti duke thanë se shumica e projekteve të cilat janë miratuar nga ky kuvend, disa janë realizuar disa janë në fazën e realizimit dhe bazuar në dinamikën e punëve shpresojmë se ata do të realizohen deri në fund të këtij viti.
Pas fjalës së kryetarit Suma , dhe miratimit të procesverbalit nga mbledhje e kaluar , kuvendi vazhdoi me procedimin e pikave të rendit të ditës të parapara për këtë seancë.
Miratimin i buxhetit për vitin 2013 dhe parashikimet buxhetore për vitet 2014-2015 ishte pika e parë për diskutim në rendë të ditës .Elaborim të shkurtë për këtë pikë, para këshilltarëve prezentoi drejtori për buxhet dhe financa, Shabi Rexhallari i cili tha se Buxheti përgjithshëm i Komunës së Hanit të Elezit, për vitin 2013 është në shumë prej 1.832.040 €, ndërsa parashikimet për vitin 2014 janë në shumë prej 1.869.512 € dhe për vitin 2015 në shumë prej 1.904.631 €.
Në strukturën e të hyrave te tërësishme buxhetore për vitin 2013 sipas këtij propozim vendimi, mjetet nga grandet qeveritare janë në shumë prej 1.482.040 €, shënojnë pjesëmarrje me 80.90% dhe nga të hyrat vetanake komunale prej 350.000 €, me një pjesëmarrje prej 19.10% në strukturën e përgjithshme të buxhetit, Shpenzimet e përgjithshme buxhetore për vitin 2013, sipas kategorive ekonomike të shpenzimeve parashikohen të kenë këto ndarje: Paga dhe Mëditje 1,043.088 €, Mallra dhe shërbime 174,168 €, Shpenzime komunale 37.500 €, Subvencione dhe transfere 32.000 € dhe Shpenzimet kapitale 545.284 €.
Drejtori Rexhallari tha se ky propozim buxhet ka kalur të gjitha fazat e diskutimit me qytetarët prej të cilëve ka pasur shumë propozime dhe sugjerime të cilat tashmë i keni të prezantuar.
Pas prezantimit të drejtorit për buxhet dhe Financa z. Rexhallari ,këshilltarë e kuvendit të komunës debatuan për projektet të cilat duhet të realizohen vitin e ardhshëm ,duke apostrofuar në mënyrë të veçantë problemin me furnizim me ujë. Nuk pati shumë vrejtje në listën e projekteve të propozuara për realizim në vitet në vijim .
Këshilltarët e Kuvendit të Komunës me vetëm një votë kundër miratuan buxhetin për vitin 2013 si dhe planifikimet buxhetore për vitet 2014-2015.
Në vazhdim të seancës drejtori i DKA-së Nesim Dernjani para këshilltarëve prezentoi informatën lidhur me fillimin e vitit shkollorë në komunën e Hanit të Elezit.
Këshilltarët në vazhdim shqyrtuan rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e komunës së Hanit të Elezit.
Angjelina Krasniqi zyrtare nga projekti i LOGOS-it i njoftoi këshilltarët e kuvendit të komunës se përkundër faktit se disa nga komunat e Kosovës tashmë kishin të miratuar këtë Rregullore, Projekti LOGOS, në bashkëpunim të vazhdueshëm me MAPL-në dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës ka hartuar një rregullore unike me të cilën mendojmë të rregullojmë këtë fushë. Kjo rregullore është në tërësi e harmonizuar me ligjet në fuqi dhe në të cilën janë dhënë propozimet të reja në rregullimin e raporteve ndërmjet komunës si institucion dhe vendbanimeve dhe fshatrave të asaj komune tha znj. Krasniqi para këshilltarëve.
Në debatin që pasoi u dhanë disa propozime në plotësimin e kësaj rregulloreje me qëllim të përmirësimit dhe të funksionimit sa më të mirë të kësaj rregulloreje.
Këshilltarët me disa vërejtje miratuan edhe plotësimin dhe ndryshimet në Rregulloren për tatim në pronën e paluajtshme.
Zyra për Informim