Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit me seancë të jashtëzakonsme miratoi propozim vendimin për rishikimin e buxhetit për vitin 2014 për kategoritë ekonomike mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, subvencione dhe transfere dhe shpenzime kapitale.
Me sancën kryesoi z.Qamush Brave kryesues i kuvendit ndërsa ishte prezent edhe kryetari i komunës Rufki Suma.
Kuvendi i komunës këtë vendim e morri në bazë të shkresës së Ministrit së Financave për instruksionin e dhënë me datën 08.07.2014, për rishikim të buxhetit për vitin 2014.
Komuna e Hanit të Elezit ka bërë të gjitha përgatitjet për rishikim të buxhetit për vitin 2014, nëpër kategoritë ekonomike të shpenzimeve: mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, subvencione dhe transfere dhe shpenzime kapitale.
Duke arsyetuar këtë rishikim kryetari Suma tha se nuk ka shumë dallime në krahasim me planifikimet të cilat janë miratuar për implementim gjatë vitit 2014. Megjithatë, kryetari Suma tha se kemi qenë të detyruar të bëjmë disa rialokime për disa projekte për të cilat kemi vlerësuar se do të jenë vështirë të realizueshme për kohën e mbetur, ndërsa në anën tjetër kemi disa projekte konkrete për të cilat janë bërë përgatitjet e duhura për implementimin dhe realizimin me sukses të tyre deri në përfundimin e këtij viti.
Me këtë vendim bëhet rishikimi i mjeteve në shumë prej 197,677.00 €, ku transferet janë në kategoritë ekonomike mallra dhe shërbime në shumë prej 4,900.00 €, shpenzime komunale në shumë prej 1,500.00€, subvencione dhe transfere në shumë prej 7,782.00 € dhe shpenzime kapitale në shumë prej 183,495.00 €. Transferet në kategorinë mallra dhe shërbime nga granti qeveritar, nga programet: Buxhet dhe Financa shuma prej 500.00€; Shërbimet Publike dhe Emergjenca, shuma prej 1,000.00€; Zyra komunale për komunitete dhe kthim, shuma prej 1,400.00€; Zhvillimi Ekonomik, shuma prej 1,000.00€; Planifikimi urban dhe mjedisi, në shumë prej 1,000.00€ do të transferohen në programet: Zyra e Kryetarit, në shumë prej 3,500.00€; dhe Shërbimet e shëndetësisë primare, në shumë prej 1,400.00€. Transferet brenda programit Arsimi dhe Shkencanën-programi Sh.f.-“Ilaz Thaçi” nga kategoria ekonomike mallra dhe shërbime në atë shpenzime komunale nga granti qeveritar në shumë prej 1,500.00€.Transferet në kategorinë ekonomike subvencione dhe transfere nga të hyrat vetanake nga programet: Bujqësia, Pylltaria dhe Zhvillimi Rural, shuma prej 3,782.00€; Arsimi dhe shkenca, shuma prej 4,000.00€ do të transferohen në programin: Zyra e Kryetarit, në shumë prej 7,782.00€;
Ndryshe gjat ditës është mbajtë edhe mbledhja e gjashtë e rregullt për vitin 2014 e Komitetit për Politik dhe Financa,e cila me disa vërejtje dhe sygjerime përcjelli për seancën e rregullt të kuvendit të komunës :
1.Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor të punës së kryetarit të komunës për vitin 2014.
2.Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor të shpenzimeve buxhetore për vitin 2014.
3.Shqyrtimi i propozim ndryshimit të rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme
Zyra për Informim