hani i Elezit 26.03.2013
Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2013 dhe kishte këtë rendë të punës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Miratimi i raporteve të punës së Komitetit për Komunitete dhe Komiteteve Konsultative.
3. Shqyrtimi i projekt rregullores për taksa, tarifa dhe ngarkesa.
4. Miratimi i planit komunal për siguri në bashkësi.
5. Miratimi i studimit të realizueshmërisë (fizibilitetit) për përmirësimin dhe menaxhimin e sistemit të ujësjellësit në Han të Elezit.
6. Pyetje dhe përgjigje.
Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e tretë të rregulltë për vitin 2013.
Para miratimit të rendit të punës Kryesuesi i Kuvendit z. Menduh Vlashi ju propozoi këshilltarëve disa plotësime dhe ndyshime të rendit të punës. Me kërkesë të ekzekutivit z. Vlashi propozoi që nga rendi i ditës të hiqet shqyrtimi i projekt rregullores për taksa,tarifa dhe ngarkesa pasi që sipas vlerësimit të ekzekutivit të komunës projekt rregullorja në fjalë ka nevojë për harmonizim me disa ligje në fuqi. Kryesuesi i kuvendit po ashtu propozoi që në rendë të punës të shtohet edhe kërkesa për dhënien e pëlqimit për realizimin e investimeve në Hidrocentralin Lepenc 1 në Komunën e Hanit të Elezit. Me propozim të këshilltarit Qamush Brava rendi i punës u plotësua edhe me informatën lidhur me procesin e zgjedhjeve për këshillat lokale.
Pas miratimit të rendit të punës këshilltarët e kuvendit të komunës pa vërejtje miratuan procesverbalit nga mbledhja e kaluar dhe raporteve të punës së Komitetit për Komunitete dhe Komiteteve Konsultative si dhe miratimin e planit komunal për siguri në bashkësi.
Miratimi i studimit të realizueshmërisë (fizibilitetit) për përmirësimin dhe menaxhimin e sistemit të ujësjellësit në Han të Elezit ngjalli debat ndër këshilltarët duke pas parasysh se ky studim implikon me kosto buxhetore si dhe afate të realizueshmërisë.Me argumente dhe kundër argument këshilltarët debatuan lidhur me prioritetet për gjendjen momentale të sistemit të ujësjellësit në Han të Elezit. Megjith atë këshilltarët me shumicë votash e miratuan këtë dokument.
Kërkesën për dhënien e pëlqimit për realizimin e investimeve në Hidrocentralin Lepenc 1 në Komunën e Hanit të Elezit e arsyetoi përfaqësuesi i “Hidroenergjia” shpk Ferizaj, z.Ylber Shaholli.Ai i njoftoi këshilltarët lidhur me arsyeshmërin e këtij investimi, duke potencuar në veçanti aspektin e zhvillimit ekonomik të komunës së Hanit të Elezit.
Pas prezantimit të z.Shahollit këshilltarët vendosën që të miratohet kërkesa kompanisë “Hidroenergjia” shpk Ferizaj, mirëpo ajo të afatizohet në përputhje me Ligjet në fuqi.
Zyra për Informim