Hani i Elezit 29.01.2013
Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2013.
Këshilltarët komunal për rend të punës kishin:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kaluar
2. Informatë për suksesin e arritur të nxënësve në SHFMU dhe SHFML në fund të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollorë 2012-2013
3. Miratimi i planit të punës së Komitetit për Komunitete
4. Miratimi i planit të punës së Komiteteve Konsultative
5. Shqyrtimi i rregullores për barazi gjinore
Këshilltarët e kuvendit të komunës miratuan kërkesën e Komitetit për Komunitete që në rendë të ditës të shqyrtohet edhe kërkesa e komunitetit të Lagjes së Dacve.
Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit nga mbledhja e kaluar këshilltarët debatuan lidhur me informatën për suksesin e arritur të nxënësve në SHFMU dhe SHFML në fund të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollorë 2012-2013 të prezantuar nga DKA-ja.
Vlerësim i përbashkët i këshilltarëve ishte se informata është përgatitur mirë dhe se përmban në vete të gjitha të dhënat për të nxjerrë vlerësimin e nevojshëm lidhur me suksesin e nxënësve në shkollat e komunës sonë. Ajo që megjithatë nxiti debat nga këshilltarët ishte nevoja që të analizohet me shumë kujdes progresi i nxënësve në vitet shkollore në procesin arsimorë .
Këshilltarët e miratuan me disa propozime për plotësim të planeve të punës të Komitetit për Komunitete dhe Komiteteve Konsultative. Plani i punës i komitetit Konsultativ për Arsim dhe kulturë u vlerësua shumë i mirë dhe anëtarët e kë komiteti konsultativë u inkurajuan për zbatimin e plotë të tij.
Shqyrtimi i rregullores për barazi gjinorë dhe miratimi i saj ,për këshilltarët u vlerësua si shumë e nevojshme . Me disa vërejtje dhe propozime këshilltarë vendosë që kjo rregullore të kaloj në debat publik.
Komiteti për Komunitete pas shqyrtimit të ankesës të komunitetit të Lagjes së Dacëve – Hani i Elezit kundër dhënies së pëlqimit për ndërtimin e lokalit hotelier në fshatin Puset e Nikës i propozoi kuvendit të komunës të shfuqizon pëlqimin e dhënë për shfrytëzimin e parcelës në fjalë duke u bazuar në 53 nënshkrimet kundër dhënies së këtij pëlqimi.
Pas një debati të këshilltarëve lidhur me këtë kërkesë të qytetarëve , është vendosur që të shfuqizohet vendimi i marrë .
Seancën e plotë të kuvendit të komunës në formatin Audio mundë ta përcillni në Web- Faqen zyrtare të Komunës në Rubrikën Komuna- Seancat
Zyra për Informim