Hani i Elezit 23.02.2012
Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbajti sot mbledhjen e –II- (dytë) të rregullt për vitin 2012 me këtë rendë pune:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kaluar.
2.Pajisja e këshilltareve me llaptop.
3.Miratimi i raportit të punës të kryetarit për vitin 2012.
4.Miratimi i shpenzimeve buxhetore për vitin 2012.
5.Miratimi i raportit të punës të kuvendit të komunës për vitin 2012.
6.Shqyrtimi i projektrregullores për taksa tarifa dhe ngarkesa.
7. Miratimi i propozimvendimit për përcaktimin e parceles për ndërtimin e objektit të QPS-së.
8.Kërkesa e z. Burhan Kuka për ndërrrim të emërtimit të vendimit 01.Nr 114/2012.
9.Pyetje dhe përgjigjeje.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, këshilltarët e kuvendit të komunës janë pajisur me llaptop,në zbatim të projektit kapital për vitin 2012,me ç’rastë ishin ndarë 10.000.oo€ për furnizim me pajisje teknologjike.
Këshilltarët vendosën që këto pajisje të cilësohen si pajisje personale.
Këshilltarët vendosën që këto pajisje të cilësohen si pajisje personale.
Këshilltarët e kuvendit të komunës vendosën që dy pikat e rendit të ditës, atë të raportit të punës së kryetarit dhe të shpenzimeve buxhetore për vitin 2011 të shqyrtohen njëherazi pasi që ndërlidheshin në shumë pika dhe do të mundë të bëjnë një përmbledhje të përbashkët të këtyre dokumenteve.
Lidhur me këto dokumente këshilltari Mirsad Shkreta u deklarua i pa knaqur me raportin e punës së DSHMS-së duke veçuar pjesën e regjistrimit të aseteve në QKMF-në.
Këshilltari Shaban Çupi, kishte vërejtje në mospërputhjen e disa të dhënave në raportin e shpenzimeve për vitin 2011,duke mos nënvlerësuar gjithë punën e ekzekutivit gjatë vitit që lamë pasë.Ai me këtë rastë kërkoi që gjatë prezentimeve të projekteve të realizuara ,ekzekutivi të jetë i kujdesëshëm ndaj të gjithë donatorëve që kontribuan në të mirë të komunës.
Këshilltari Qamush Brava, tha se po të jemi të kujdesëshëm e të lexojmë numrat e të gjitha investimeve që janë realizuar gjatë vitit 2011 , si dhe problemet me të cilat ka filluar viti i shkuar buxhetorë ,atëherë realizimi i 36 nga 39 projekteve e planifikuara,është sukses i cili duhet uruar.
Pas disa vërejtjeve dhe komenteve edhe nga këshilltarë tjerë , me shumicë të votave është miratuar raporti i punës së kryetarit dhe i shpenzimeve për vitin 2011.
Pa ndonjë vërejtjë këshilltarët miratuan raportin e punës së kuvendit të komunës për vitin 2011.
Shqyrtimi i Projektrregullores për taksa ,tarifa dhe ngarkesa si një ndër dokumentet më të rëndësishme të komunës për vitin në vijim ,ngjalli një debat të frytshëm të këshilltarëve me ç’rastë u dhanë edhe vërejtje në dokumentin e propozuar si dhe propozime të ndryshme për plotësimin e këtij dokumenti. Me që ky dokumement do të kaloj edhe në fazën e diskutimit publik, dhe priten edhe propozime të reja ,me shumicë të votave, me vërejtjet e propozuara kjo rregullore u përcoll për debat publik.
Këshilltarët miratuan kërkesën e z.Burhan Kukës për ndërrimin e emërtimit të vendimit 01.Nr.114/2012.
Propozimvendimi për përcaktimin e parcelës për ndërtimin e objektit të QPS-së,u debatua mjaftë nga këshilltarët.
Duke e vlerësuar si të nevojshme ndërtimin e këtij objekti ,mendimet u ndanë në përcaktimin e lokacionit.Në këtë drejtim këshilltari Alejdin Daci ishte më i zëshmi në kundërshtimin e këtij propozimvendimi,duke theksuar se, në mungesë të hapësirës nuk është mirë të sakrifikohet ajo parcellë,sidomos për faktin se ky projekt është i vogël dhe se mundë të ndodhë që për pak vite të mos përputhet me planin urbanistik.Kishte edhe propozime që ky vendim të shtyhet për një kohë të caktuar ,megjithatë këshilltarët me shumicë të votave vendosën që parcela në fjalë të dedikohet për ndërtimin e objektit të QPS-së.

E gjithë seanca e kuvendit të komunës është monitoruar përmes sistemit të teleprezencës
Zyra për Informim