Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt për vitin 2015.
Këshilltarët për rend të punës shqyrtuan:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Miratimi i plotësim ndryshimi për rregulloren për taksa, tarifa dhe ngarkesa administrative për vitin 2016.
3.Miratimi i planit të punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2016
4. Miratimin i Draft Planit të Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2016
5.Miratimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për bursa për studentët në Komunën e Hanit të Elezit
6. Miratimi i Planit të Punës së Këshillave të Fshatrave të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2016.
Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit me këtë seancë të dymbëdhjetën me radhë të rregullt përmbylli punimet për vitin 2015.
Me punën e kuvendit udhëhoqi kryesuesi z.Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent kryetari i komunës z.Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive përkatëse.
Këshilltarët e kuvendit të komunës duke shqyrtuar një nga një propozimet të dala nga debatet publike me qytetarët dhe ekzekutivit miratuan rregulloren për taksa, tarifa dhe ngarkesa administrative për vitin 2016 e cila do të filloj së implementuari me fillimin e vitit 2016.
Kuvendi miratoi pa vërejtje Planin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2016.
Sipas propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për bursa për studentët në Komunën e Hanit të Elezit kuvendi vendosi që për vitin akademik 2015-16 të ndajë 20 bursa në vlerë prej 50€.Në seancë janë përcaktuar kriteret dhe profilet deficitare të cilët do të kenë përparësi për të përfituar bursë nga buxheti i komunës.
Këshilltarët e komunës së Hanit të Elezit pa vërejtje miratuan planin e punës së Këshillave të Fshatrave të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2016.