Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e dhjetë të rregullt për vitin 2015
Këshilltarët e kuvendit të komunës së Hanit të Elezit për rend të punës shyrtoi
-Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar
-Miratimin e raportit të shpenzimeve buxhetore për periudhën janar – shtator 2015 për Komunën e Hanit të Elezit
– Shqyrtimi i raportit të DKA-së mbi suksesin e arritur për përfundimin e vitit shkollor 2014/2015
-Shqyrtimi i plotësmndryshimit të rregullores për ndarjen e bursave për studentë në Komunën e Hanit të Elezit
-Miratimi i Draft Planit Lokal i Veprimit për Ri-integrim.
-Pyetje dhe përgjigje.
Me punën e kuvendit të komunës udhëheqi kryesuesi i kuvendit të komunës z.Qamush Barva, ndërsa në emër të ekzekutivit prezent ishte kryetari z Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive përkatëse.
Para fillimit të punës së kuvendit të komunës, këshilltarëve iu drejtua kryetari i komunës z.Rufki Suma. Ai para këshilltarëve prezetoi raportin e punës së ekzekutivit për periudhë Qershor –Shtator 2015. Kryetari Suma vazhdon të mbajë të informuar këshilltarët komunal lidhur me zhvillimet më të rëndësishme në komunën e Hanit të Elezit në këtë periudhë kohore duke u ndalur në veçanti në implementimin e projekteve të planifikuar, takimet dhe marrëveshjet e rëndësishme të realizuara gjatë kësaj kohe.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhje e kaluar këshilltarët shqyrtuan raportin e shpenzimeve buxhetore për periudhën janar – shtator 2015 për Komunën e Hanit të Elezit.
Në prezentimin e tij Drejtori për buxhet dhe financa z.Shabi Rexhallari tha se realizimi përgjthshëm i buxhetit për këtë periudhë janar-shtator 2015 është në shumë prej 1,361,888.74 € apo 62.01%. Prej tyre 1,016,752.86 € (74.78%) janë shpenzuar në paga dhe mëditje, 119,001.68 € (44.49%) në mallra dhe shërbime, 36,944.04 € (76.75%) në shpenzime komunale, 29,850.00 € (59.60%) në subvencione dhe transfere dhe 159,340.16 € (33.86%) në shpenzime kapitale.
Këshilltarët e kuvendit të komunës me disa propozime në Plotësim-Ndryshimin e rregullores për ndarjen e bursave për studentnë Komunën e Hanit të Elezit vendosë që ta përcjellin për debat publik.
Kuvendi i komunës miratoi pa vërejtje Draft Planit Lokal i Veprimit për Ri-integrim.