Hani i Elezit 30.08.2013
Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit sot i vazhdoi punimet e seancës së tetë të rregullt me rendin e punës e cila u miratuar në seancën e cila u miratua në seancën e ndërprerë me datë 27.08.2013;
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Shqyrtimi i informatës mbi suksesin e arritur të nxënësve në SHFMU dhe SHML në fund të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2012-2013.
3.Shqyrtimi i informatës mbi raportin e auditimit të pasqyrave financiare të komunës së Hanit të Elezit për vitin 2012.
4.Miratimi i draft rregullores për fuqizimin dhe promovimin e vullnetarizmit në komunë.
5.Pyetje dhe përgjigje.
dhe e cila ishte plotësuar nga ekzekutivi i komunës me
–Propozim vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm pronat e sekretariatit të mbrojtjes.
si dhe nga këshilltari Nefail Suma i cili propozoi që rendi i ditës të plotësohet edhe me një pikë,
-informatë mbi pranimin e kuadrit arsimorë sipas konkursit të shpallur për vitin shkollorë 2013-2014.
Këtij rendi të ditës me propozim të grupit të këshilltarëve të LDK-së iu shtua edhe
– ndryshim-plotësimi i KPF-së.
Me miratimin e rendit të ditës dhe procesverbalit nga mbledhje e kaluar , këshilltarët proceduan me rendin e ditës.
Për këshilltarin Mirsad Shkreta informata mbi suksesin e arritur të nxënësve në SHFMU dhe SHML në fund të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2012-2013 ka shumë mangësi dhe nuk shpjegon arsyet e shumë dobësive të cilat sipas tij për shumë vite janë konstatuar në shkollat e komunës.
Ai tha se për këto dobësi në vazhdimësi ka bërë vërejtje dhe ka insistuar që të merren masat e nevojshme si dhe identifikimin e përgjegjësisë për rezultatet jo të mira në procesin edukativo arsimorë.
Lidhur me Shqyrtimin e informatës mbi raportin e auditimit të pasqyrave financiare të komunës së Hanit të Elezit për vitin 2012, këshilltarët e kuvendit të komunës kërkuan nga ekzekutivi i komunës të merr me seriozitetin më të lartë me vërejtjet të cilat janë prezantuar në këtë raport.
Këshilltarë pa vërejtje miratuan rregulloren për fuqizimin dhe promovimin e vullnetarizmit në komunë.
Propozim vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm pronat e sekretariatit të mbrojtjes ekzekutivi i komës së Hanit të Elezit e arsyetoi përmes shkresës përcjellëse ku thuhet se Komuna e Hanit të Elezit ka një interes të përgjithshëm për këto parcela me shpalljen e tyre me interes të përgjithshëm, për arsye se se janë prona të cilat momentalisht i kemi në shfrytëzim, janë brenda teritorit të komunës së Hanit të Elezit dhe me planet zhvillimore dhe urbane janë të planifikuara një sërë objektesh vitale dhe destinacione për qytetin e Hanit të Elezit. Duke pas parasysh se këto planifikime nuk mundë të realizohen në vende tjera për shkak se komuna nuk posedon hapësira publike të mjaftueshme për realizimin e këtyre projekteve kërkohet nga kuvendi i komunës që të miratojë këtë propozim,i cili edhe u miratua unanimisht.
Në pikën e rendit të ditës informatë mbi pranimin e kuadrit arsimorë sipas konkursit të shpallur për vitin shkollorë 2013-2014, këshilltari Nefail Suma prezantoi një varg të shkeljeve që sipas tij janë bërë gjatë pranimit të kuadrit arsimorë në shkollat e komunës së Hanit të Elezit.
Ndërsa nënkryetari i komunës Muzafer Dernjani tha se të gjitha ata që pretendojnë se ju kanë shkelur të drejtat e tyre mund të deponojnë ankesat pranë komisioni përkatës.
Këshilltarët e kuvendit të komunës miratuan edhe ndryshimin e përbërjes së KPF-së.Anëtarë të rijë të KPF-së do të jenë Hyrijete Jusufi dhe Drita Curri.
Zyra për Informim