30.09.2013
Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit dështoi të miratojë buxhetin e komunës për vitin 2014.
Kuvendi i komunës i cili ishte i ftuar të premtene e kaluar që të mbajë seancë e nëntë të rregullt për vitin 2014 kishte në rendë të ditës:
-Miratimin procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
-Miratimi i buxhetit për vitin 2014 dhe parashikimet buxhetore për vitet 2015-2016 të komunës së Hanit të Elezit.
-Miratimi i rregullores për tatim në pronë e paluajtshme.
-Miratimi i planit rregullues urban për qendrën dhe parkun.
-Kërkesë për heqjen e tre projekteve nga lista e projekteve kapitale për vitin 2014.
-Shqyrtimi i informatës së DKA-së për fillimin e vitit të ri shkollor 2013/2014.
-Pyetje dhe përgjigje.
Me propozimin e kryesuesit të kuvendit të komunës Menduh Vlashi dhe me miratimin e këshilltarëve pika e pestë e rendit të ditës “Kërkesë për heqjen e tre projekteve nga lista e projekteve kapitale për vitin 2014 është bartur për shqyrtim si pikë e dytë e rendit të ditës .
Pas miratimit të rendit të ditës, këshilltarët filluan shqyrtimin e pikës së parë – Miratimin procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të cilën fjalën e morri këshilltari Nefail Suma i cili kishte një mori të vrejtjeve në përmbajtjen e procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
Përveç vërejtjeve në procesverbal, këshilltari Mefail Suma kërkoi nga kryesuesi spjegim se përse në materialin e marrë nuk janë edhe përgjigjejet në pyetjet e parashtruara nga mbledhja e kaluar.
Në këtë pyetje, kryesuesi Vlashi tha se nga ekzekutivi ka marrë përgjigjeje se nuk kanë pasë kohë të mjaftueshme për të ju përgjigjur pyetjeve të parashtruara dhe se të njejtat do ti marrin në mbledhjen e radhës.Në këtë arsyetim të kryesuesit, këshilltari Suma kërkoi nga kryesuesi Vlashi garancion se do të ketë seancë të radhës duke pasë parasyshë se në muajin tetorë vendi hynë në muajin e fushatës zgjedhore.Në këtë insistim të këshilltarit Suma, Kryesuesi Vlashi tha se sipas udhëzimeve të marra nga MAPL-ja,kuvendet e komunave mundë të vazhdojnë punën normale deri në konstituimin e kuvendit të ri të dalë nga rezultati i zgjedhjeve lokale,mirëpo se a do të ketë seancë të radhës varet nga egzekutivit nëse ata do të kenë nevojë për miratimin e ndonjë dokumenti.
Pas këtij arsyetimi grupi i këshilltarëve kërkoi 5 minutë pauzë për konsultime, pas së cilës ata prezantuan qëndrimin se do të largohen nga punimet e kuvendit deri sa nuk marrin përgjigjeje në pyetjet e parashtruara.
Këtij qëndrimi të grupit të këshilltarëve të PDK-së iu bashkua edhe Sali Vila nga grupi i këshillatëve të LDK-së i cili po ashtu u largua nga punimet e kuvendit me arsyetimin e njejtë se nuk ka marrë përgjigjejen e kërkuar nga ekzekutivi i komunës.
Largimi i këshilltarëve në fjalë shkaktoi edhe mungesën e kuorumit pas së cilës senca e nëntë i ndërpreu punimet dhe vazhdimi i sajë u planifikua për të vazhduar me datë 30.09.2013 kur është edhe afati i fundit ligjorë për miratimin e buxhetit për vitin 2014 dhe parashikimet buxhetore për vitet 2015-2016 të komunës së Hanit të Elezit.
Ashtu siç ishte planifikuar, seanca e nëntë e kuvendit të komunës e vazhdoi punën në ora 11.00 me që rast kryesuesi i kuvendit Menduh Vlashi njoftoi se kuvendi do të vazhdoj punimet me ndryshimet e miratuara në seancën e ndërprerë.
Pas këtij njoftimi të kryesuesit, menjëherë për fjalë u lajmrua këshilltari Mefail Suma i cili deklaroi se në bazë të materialit të pranuar del se nuk janë bërë korigjimet në procesverbal dhe se nuk janë marrë përgjigjejet e duhura nga ekzekutivi i komunës. Ai tha se në këto rrethana grupi i këshilltarëve do të largohet nga punimet e kuvendit. Me të njejtin qëndrim u paraqit edhe këshilltari Sali Vila nga rradhët e LDK-së i cili po ashtu vendosi që të largohet nga punimet e kuvendit.
Ndaj këtyre qëndrimeve reagoi këshilltari Zylbehar Hasallari i cili bëri apel që të vazhdohet me punë së paku deri në miratimin e buxhetit për vitin 2014 dhe parashikimet buxhetore për vitet 2015-2016 të komunës së Hanit të Elezit, të cilin ai e vlerësoi si vendim të rëndësishëm dhe i cili mundë të ketë implikime serioze në funksionimin e komunës së Hanit të Elezit në vitin 2014.
Këtij apeli iu bashkangjit edhe kryesuesi i kuvendit Menduh Vlashi i cili kërkoi që të vazhdohen punimet në mënyrë që të miratohet buxheti për vitin e ardhëshëm.
Përkundër kësaj këshilltarët e PDK-së Mirsad Shkreta, Mefail Suma,Shaban Çupi dhe Latifete Fida si dhe këshilltari i LDK-së Sali Vila, mbeten pranë qëndrimit të tyre për tu larguar nga punimet e kuvendit.
Kjo situatë shkaktoi mungesën e kuorumit pas së cilë kryesuesi Menduh Vlashi njoftoi për përfundimin e punës së kuvendit.
Zyra për Informim