Hani i Elezit 07.03.2014
"Në shënimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit”, nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Menduh Vlashi dhe Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë Irfan Qajani vizituan shkollat e komunës së Hanit të Elezit .
Gjatë vizitës nënkryetari Vlashi tha se kjo ditë e shënuar është “Ditë e Nderimit”për të gjith punëtorët e arsimit dhe për të përcjell konsideratat më të larta për detyrën fisnike që kryeni, në arsimimin e brezave të rinj shqiptarë.
Puna juaj e palodhshme gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në funksion të arsimimit dhe edukimit, duke kontribuar në ngritjen e vetëdijes të gjithë gjeneratave drejt një ardhmërie më të mirë tha z.Vlashi duke përcjellë edhe urimin e Kryetarit të Komunës Rufki Suma për gjithë punëtorët e arsimit .
Për të gjithë stafin arsimorë, komuna e Hanit të Elezit dhuroi nga një notest në shenjë të mirënjohjes për punën e tyre.
Të gjithë mësuesve, arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve ju urojmë “7 Marsin- Ditën e Mësuesit” duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme.
Zyra për Informim

