Sot, më 7 nëntor, kujtojmë 19-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Ramadan Shyti, nga Dimca e Hanit të Elezit, i cili ra dëshmor më 7 nëntor 2007, në Brodec të Tetovës.
Ramadani që në moshë të re iu përkushtua çështjes kombëtare, duke kontribuar në radhët e UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me idealin e lirisë së trojeve shqiptare.
Sakrifica dhe veprimtaria e tij atdhetare mbeten pjesë e historisë dhe kujtesës sonë kombëtare.
Në këtë ditë përkujtimi, përulemi me respekt para veprës dhe sakrificës së tij.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Ramadan Shyti