Hani i Elezit 08.11.2013
Kryetari i komunës Rufki Suma edhe gjatë ditës së sotme priti shumë individë,grupë qytetarësh,shoqata e përfaqësues të subjekteve politike të cilët uruan z.Sumën me rastin e rizgjedhjes për mandatin e ri në krye të ekzekutivit të komunës së Hanit të Elezit.
Ndër shumë vizitorët gjatë ditës kryetari Suma është takuar me pjesëtarët e FSK-së,kryesin e AAK-së, të Lëvizjes Vetvendosje, banorë të fshatit Gorancë, por gjeti kohë që me shumë mirëseardhje të pret edhe një grup të fëmijëve të cilët kishin ardhur të urojnë kryetarin Suma.




