Hani i Elezit 29.05.2013
Grupë i studentëve të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, së bashku me profesorët e tyre realizuan një ditë mësimore në komunën e Hanit të Elezit. Nikoqirë të këtij takimi ishin Komuna e Hanit të Elezit dhe Kompania për prodhimin e Cimentos “Sharrcem” në Han të Elezit.
Studentëve nga ky fakultet ju ishte organizuar takim pune në salën e Shtëpisë së Kulturës “ Imri Curri” ku paten rastin të takohen me kryeatrin e komunës Rufki Suma si dhe strukturat udhëheqëse të kompanisë “ Sharrcem”.
Kryetari Suma duke uruar për mirëseardhje, para studentëve prezantoi sfidat dhe të arriturat e komunës së Hanit të Elezit. Ai tha se përkundër faktit se komuna e Hanit të Elezit është ndër komunat e reja të formuara në Kosovë, megjithatë ka arritr që për këto katër të ketë shumë të arritura që kanë ngritur mirëqenijen e përgjithshme të qytetarëve.Kryetari Suma e vlerësoi si shumë të qëlluar idenë e studentëve që të vizitojnë kompaninë “Sharcem “ dhe për së afërmi të njihen me teknologjinë e prodhimit duke ju uruar për ditë pune të suksesëshme dhe suksese në studimet e tyre.
Edhe z. Emmanuel Mitsou Drejtor Menagjues i kompanis “ Sharrcem” përshëndeti dhe uroj për mirëseardhje studentët e këtij fakulteti.Ai para studentëve prezantoi kompaninë “ Sharrcem” duke e potencuar rëndësinë e kësaj kompani në zhvillimin e komunës së Hanit të Elezit por edhe të Kosovës.
Kjo vizitë është mundësi e mirë marrjes së njohurive të drejtpërdrejta mbi procesin e prodhimit të cimentos në “Sharrcem”, si dhe njohurive të nevojshme mbi avansimet në proceset teknologjike të cilat janë duke u implementuar në këtë kompani. Drejtor Menagjues Mitsou, u ndal edhe në bashkëpunimin e kësaj kompanie me komunën e Hanit të Elezit në përkrahje të projekteve në të mire të komunitetit.
Për studentët, përfaqësuesit e kompanisë “Sharrcem” kishin përgatitur një prezantim të procesit të prodhimit të cimentos duke filluar që nga marrja e lëndës së parë deri të produkti final, duke nënvizuar investimet që janë bërë në këtë kompani në rritjen e kapaciteteve prodhuese deri të investimet në pajisjet me modern të këtij lloji të prodhimit.
Halil Berisha, menagjer prodhimi në këtë kompani në detaje ju spjegoi studentëve tërë procesin teknologjik të prodhimit të cimentos, si dhe angazhimin e kësaj kompanie në instalimin e stabilimeteve që kanë reduktuar në minimum emitimin e gazrave dhe pluhurit nga kjo fabrikë.Ai shtoi se bazuar në të gjitha matjet që i monitoron kompania, të gjitha parametrat negative janë nën minimumin e lejuar sipas standardeve të lejuar të ndotjes.
Në emër të studentëve dhe Fakultetit të Edukimit, profesoreshe Arife Kurti, falënderoi kryetarin Suma dhe kompanin “Sharrcem” që mundësuan këtë takim dhe mikëpritjen e organizuar.
Studentët shfrytëzuan rastin që të vizitojnë edhe ekspozitën me fotografi të Luftës së UÇK-së në trevën e Hanit të Elezit dhe Bibliotekën e qytetit dhe më pas vizituan Fabrikën e Cimetos .
Zyra për informim