Hani i Elezit 23.05.2013
Në Kuadër të 14 Vjetorit të Karvanit i shkrimtarëve për fëmijë "Agim Deva" Vizitohet komuna e Hanit të Elezit. Karvani i shkrimtarëve fillimisht është pritur nga nxënësit dhe arsimtarët e SHFMU" Ilaz Thaçi" .
Nxënësit e kësaj shkolle takuan për së afërmi krijuesit letrarë, të cilët më parë i kanë njohur vetëm përmes shkrimeve të tyre në poezi e prozë të botuar në revista apo nga ndonjë fragment në librat e leximit.
Krijuesit letrarë, Arif Demolli, Ibrahim Kadriu, Qibrie Demiri, Sabit Jaha, Xhevat Syla e Gani Xhafolli kanë shpalosur krijimet e tyre para nxënësve të kësaj shkolle, të cilët e mirëpritën këtë takim të veçantë. Krijuesit letrarë me këtë rast ju dhuruan bibliotekës së shkollës numër të konsiderueshëm të veprave të tyre, duke pasuruar fondin librar të kësaj shkolle.
Karvani i shkrimtarëve për fëmijë "Agim Deva" me këtë rastë u pritën edhe nga kryetari i komunës Rufki Suma, të cilin e njoftuan se ky rrugëtim është tradicional, ndërsa organizimi i tij ka si qëllim parësor që të ofrojë fëmijët me librin dhe shkrimtarët. Ky aktivitet që mban emrin e njërit prej krijuesve më të mëdhenj për fëmijë, poetit e studiuesit, Agim Deva, mbështet edhe nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit. Karvanin e përbëjnë 60 krijues nga Kosova, të cilët e nisin rrugëtimin e tyre nga data 7 mars për ta përmbyllur këtë aktivitet në fund të gjysmëvjetorit të dytë. Gjatë kësaj kohe vizitohen shumë shkolla fillore dhe mbahen shumë takime me fëmijë dhe orë letrare.
Kryetari Suma dhe krijuesit letrarë vizituan edhe Bibliotekën e qytetit me që rastë u njoftuan për angazhimin e komunës në ngritjen e kapaciteteve kulturore dhe artistike të komunës së Hanit të Elezit, duke potencuar se ingurimin e Bibliotekës së qytetit do të jetë në funksion dhe në shërbim të dashamirësve të fjalës së shkruar.
Ky aktivitet është realizuar falë angazhimit të aktivit të arsimtarëve të Gjuhës Shqipe të SHFMU" Ilaz Thaçi"
Zyra për Informim