Hani i Elezit 30.11.2012
Kryetari i komunës Rufki Suma priti sot në një takim rasti Rexhep Shkretën ,Ibrahim Laçin, dhe Qahil Beqën , qytetarë nga komuna e Hanit të cilët ishin kthyer nga Vlora .Ata ishin nisur në këmbë për në Vlorë për të marrë pjesë në manifestimin me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.Ata së bashku me Zemri Bushin i cili për arsye shëndetësore ishte i detyruar të ndërpriste rrugën ishin nisur nga Hani i Elezit me 16.11.2012 dhe pas një rrugëtimi prej 11 ditësh ia dolën që me kohë të arrijnë në Vlorë .
Rexhep Shkreta, tha se me të arritur në Vlorë grupin tonë gjatë tërë kohës e ka shoqëruar policia e shtetit Shqiptarë në rrugë për në Bashkinë e Vlorës ku ishte edhe synimi i jonë. Z.Shkreta tha se në emër të kryetarit të komunës Rufki Suma dhe të qytetarëve tanë kemi dorëzuar Emblemën e Komunës së Hanit të Elezit dhe Telegramin e Urimit për Bashkin e Vlorës dhe qytetarëve të Shqipërisë me rastin e 100 Vjetorit e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.
Ai tha se në Bashkinë e Vlorës i kishte pritur nënkryetari i Bashkis z. Ilir Banushi i cili na uroi përzemërsisht për këtë mision dhe njëherazi të përcjellim edhe urimin e tyre për qytetarët Hanin e Elezit.Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës z. Ilir Banushi në shenjë respekti dhe urimi për këtë përvjetorë dhe kujtimi të kësaj ngjarjeje , për kryetarin e komunës Rufki Sumën na dhuroi edhe një libër për qytetin e Vlorës nga autori ark.Pirro Stefa të cilën po shfrytëzojmë këtë takim për t’ia dhuruar kryetarit Suma së bashku me përshëndetjet më të sinqerta nga bashkia e Vlorës tha z. Shkreta.
Ndërsa Ibrahim Laçi dhe Qahil Beça duke shkëputur ngjarje dhe momente nga ky udhëtim, thanë se gjatë gjithë rrugës kemi takuar shumë qytetarë të cilët në vazhdimësi na kanë dhënë përkrahje dhe kurajo që të qëndrojmë në përfundimin e misionit tonë.
Duke i uruar për këtë sukses kryetari i komunës Rufki Suma tha se me këtë rrugëtim ju keni realizuar para se gjithash dëshirën e juaj për të marrë pjesë në festën e madhe të kombit shqiptarë, por e keni realizuar në mënyrë të veçantë duke ecur në këmbë gati 500 km ,që është shprehje e një vullneti dhe sakrifice të madhe. Por misioni i juaj ka bartë me vete edhe urimin e qytetarëve nga Hani i Elezit të cilin besojë se e keni ndarë me të gjithë ata me të cilët jeni takuar në rrugën e juaj dhe se me aktin e dorëzimit të telegramit të urimit në qytetin e Vlorës ju edhe keni arritur një qëllimin të përbashkët .
,,Këmbësorët e Pavarësisë” në shenjë të mirënjohjes për përkrahje morale i dhuruan kryetarit të komunës Rufki Suma, Emblemën e Pavarësisë të Qytetit të Vlorës .
Zyra për Informim
