Kryetari i komunës Rufki Suma në debatin e dytë me qytetarët e komunës së Hanit të Elezit , vitin 2012 e cilësoi vit të të arriturave dhe investimeve në shumë fusha.
Ai tha se ekzekutivi i komunës i ka mbetur besnike planifikimeve të cilat janë debatuar dhe dakorduar me qytetarët gjatë shumë debateve të përbashkëta. Edhe ky vit kishte sfidat politike të cilat vlen në veçanti të potencohen tha z. Suma. Për shumë vite e në shumë debate kemi ngritur papajtueshmërinë tonë lidhur me emërtimin e Hanit të Elezit në gjuhën serbe si Gjeneral Jankoviq. Më në fund zëri i juaj dhe i yni arriti që të rezultojë vendimin e Kuvendit të Kosovës që të largon nga përdorimi atë emër të kriminelit serb.
Këtë vit e filluam me vendimin për heqjen e shpenzimeve të varrimit për të gjithë rastet mortore në komunën tonë. Kemi pas besimin se me këtë vendim do të ndihmojmë familjet e komunës sonë dhe në fund të këtij viti mundë të konstatojmë se vendimi ka qenë i duhur dhe se bashkëpunimi në këtë drejtim me Bashkësinë Islame ka rezultuar i suksesshëm tha më tej z. Suma. Ai në vazhdim njoftoi të pranishmit mbi zhvillimet rreth implemntimit të buxhetit të vitit 2012 si dhe realizimit të projekteve të planifikuara. Z. Suma tha se për vitin 2012 për investime kapitale kemi planifikuar 511.414,19 € mirëpo falë ndihmës së donatorëve të cilat ndihmuan komunën tonë me 728.832.23 € vitin po e përmbyllim me total të shpenzimeve kapitale në vlerë prej 1.110.694,35 €. Ai në mënyrë kronologjike numëroi projektet të cilat janë realizuar dhe që janë në realizim e sipër. Nuk mbeti pa përmendur edhe shumë donatorët të cilët ndihmuan komunën tonë në veçanti CARITAS-in e Luksemburgut, LOGOSIN, USAID-in e shumë donatorë tjerë që përkrahën shumë fusha si arsimin , shëndetësinë ,gjenerimin e të hyrave në sektorin e bujqësisë dhe shërbime publike.
Në anën tjetër edhe qytetarët e vlerësuan shumë pozitive angazhimin e ekzekutivit për të arriturat dhe përpjekjet për zhvillimin e përgjithshëm të komunës së Hanit të Elezit, , megjithatë për qytetarë e komunës së Hanit të Elezit mbeten shqetësime të ndryshme si çështja e furnizimit me ujë të pijshëm, problemi me punësimin e të rinjve, nevoja për investime të reja në infrastrukturë rrugore.
Duke i vlerësuar si shumë të arsyeshme këto shqetësim kryetari i komunës Rufki Suma tha se do të vazhdojmë me përkushtim të plotë që këto sfida dhe probleme të tejkalohen sa më shpejtë duke kërkuar nga qytetarët që të jenë pjesë aktive e këtyre përpjekjeve.
Zyra për Informim