Kryetari i komunës Rufki Suma priti sot Profesorin Mallzum Qajanin, Fituesin e çmimit vjetorë “Shaban Jashari” për mësimdhënësin më të mirë për vitin 2015 nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Kryetari Suma më këtë rast uroi z.Qajanin për këtë Mirënjohje të rëndësishme duke e vlerësuar lart kontributin e z.Qajanit në avansimin e arsimit në komunën e Hanit të Elezit.
Kjo mirënjohje ka bërë që të gjithë të jemi krenarë dhe të nderuar tha z.Suma.
Nga ana tjetër Profesori Qajani, tha se gjatë gjithë jetës jam munduar që të japë kontributin tim në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave.Unë gjithmonë e kam respektuar thirjen të jesh mësimdhënës dhe e kam dashur këtë profesion. Jam shumë i nderuar me këtë mirënjohje me këtë emër të madh të mësuesit Shaban Jasharit tha z.Qajani.
Për kontributin në avansimin e arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave të Hanit të Elezit dhe më gjërë, Kryetari Komunës Rufki Suma e nderoi me “Mirënjohje” Profesorin Mallzum Qajanin.
Zyra për informim