Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim pune kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati me bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari Suma i njoftoi musafirët me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit.
Ndërsa kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati tha se që nga zgjedhja e kryesisë së re të kësaj organizate, Komuna e Hanit të Elezit është komuna e pare ku po realizohet një vizitë zyrtare.
Kjo vizitë e cila është e para dhe e cila do të vazhdohet me komunat tjera do të ketë për qëllim ngritjen e bashkëpunimit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me institucionet lokale.