Hani i Elezit 09.08.2013
Kryetari e komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma që nga viti 1999 festën e Fitër Bajramit e fillon me faljen në Xhamin e fshatit Pustenik për të vazhduar me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve .
Festa e Fitër Bajramit paraqet sakrificën për paqen dhe lumturinë e njeriut. Në këtë festë duhet t’u gjendemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore, tha kryetari Suma i cili i shoqëruar nga ish ushtarë të UÇK-së dhe pjestarë të FSK-së, vizituan Familjet të Dëshmorëve të komunës së Hanit të Elezit.
Me familjarët e dëshmorëve i kujtojmë bijtë e tanë ,familjet e qëndresës së jashtëzakonshme dhe ato sakrifica të panumërta që dhanë heronjtë e historisë sonë më të re, për të përkujtuar veprën më sublime të burrave të sakrificave të mëdha, të cilët nuk kursyen jetën e tyre, në mënyrë që ne sot të gëzojmë lirinë që kemi
Me familjarët e dëshmorëve i kujtojmë bijtë e tanë, dhembjen dhe krenarin, ndajmë dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre, dhe krenarinë për bijtë e tyre që ranë për të gëzuar sot lirinë dhe pavarësinë, tha kryetari i komunës Rufki Suma, duke uruar këto familje për festën e Fitër Bajramit.
Zyra për Informim