Hani i Elezit 27.08.2012
Kryetari I komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti sot në takim pune Drejtorin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, Prof.Dr Zejnullah Gruda i shoqëruar nga Ma.Abedin Selimaj ,anëtarë I këtij instituti.
Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë është institucion publik hulumtues me qëllim të mbledhjes, sistematizimit, përpunimit dhe publikimit të dhënave për krime kundër paqes, krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe akteve të gjenocidit të kryera në Kosovë gjatë vitit 1998, deri në qershor të vitit 1999. Ky Institut vepronë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe ka filluar punën me 1 Qershor 2011.
Kryetari i komunës z. Suma u shpreh kënaqur me formimin e këtij instituti dhe, po ashtu, shfaqi shpresën se më në fund, në mënyrë institucionale do të bëhet diçka lidhur me zbardhjen e krimeve të tmerrshme që kanë ndodhur në luftën e fundit e për të cilat, opinioni ndërkombëtar është njoftuar më shumë nga organizma joqeveritarë.
Ai me këtë rastë tha se duke ndjerë përgjegjësi të madhe për të dëshmuar për të gjitha krimet që kanë ndodhur në komunën e Hanit të Elezit, kuvendi I komunës në janar të vitit 2011 ka formuar komisionin për grumbullimin e të gjitha dëshmive dhe fakteve për krimet e bëra në këto hapsira. Pas një pune gati njëvjeqare ky komsion i ka dorzuar kuvendit të komunës materialin e grumbulluar ku në mënyrë kronologjike janë pasqyruar të gjitha ato ngjarje të tmershme ,të dëshmuara me fakte e dëshmi dhe mbi të cilat komuna e Hanit të Elezit ka ngritur ,,Kallzim Penal” kundër shtetit të Sërbisë për krimet e kryera në komunën e Hanit të Elezi nga viti 1989 deri më 12.06.1999.
Kemi qenë të vetëdijeshëm se efekti juridik i kësaj padie ndoshta asnjëherë nuk do të ndodhë, por kemi qenë të bindur se do të trokasim në ndërgjegjejen e të gjithë atyre që mundë të bëjnë më shumë dhe në mënyrë më të organizuar dhe profesionale në zbardhjen e krimeve anë e këndë Kosovës, tha kryetari i komunës Rufki Suma duke e njoftuar z. Grudën me përmbajtjen e materialit .
Drejtori Gruda, duke përgëzuar kryetarin e komunës për punën dhe angazhimin personal por edhe të komisionitpër punën e bërë , ka kërkuar bashkëpunim institucional ,hulumtuese rreth krimeve të luftës, në mënyrë të krijimit të një baze të të dhënave brenda Institutit.
Z Gruda, gjithashtu tha se në këtë rast duhet hulumtuar rreth kategorive të njerëzimit, që kanë qenë popullatë civile të cilët nuk është guxuar të vriten apo të bëhet gjenocid ndaj tyre, si dhe çështje të tjera të ndjeshme që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit nga ushtria, policia dhe paramilitarët serb.
“Do të mundohemi të mbledhim të dhënat për vrasjet, vrasjet e fëmijëve, të zhdukurit , në mënyrë që Instituti për herë të parë do t’u jap formën profesionale dëshmive të mbledhura në terren. “Kemi paraparë që të dhënat e institutit do t’u shërbejnë të gjitha institucioneve tha z. Gruda
“Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore ka qenë një gjenocid në vete, ku në një numër të madhë të objekteve kanë ndodhur dëmtime të pariparueshme, si objekte fetare ,historike ,arkitektorale tha z. Gruda duke shtuar se Instituti kosovar për Hulumtimin e Krimeve të Luftës ka marrë për detyrë të mbledh, sistematizoj, përpunoj dhe publikoj të dhënat për krime kundër paqes, krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe akteve të gjenocidit të kryera gjatë viteve 1998 – 1999 dhe shpreson se në këtë detyrë të rëndësishme do të hasë në bashkëpunimin e të gjithë atyre që mundë të kontribuojnë në këtë drejtim.
Në këtë takim kryetari i komunës Rufki Suma i dorëzoi Drejtorit të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, Prof.Dr Zejnullah Gruda materialin e komisioni komunal për grumbullimin e dëshmive për krimet e kryera nga shteti i Sërbisë në komunën e Hanit të Elezit.
Zyra për Informim