Hani i Elezit 02.09.2013
Kryetari i komunës Rufki Suma uron të gjithë nxënësve, arsimtareve, profesorëve, drejtorëve të shkollave, prindërve të nxënësve nga komuna e Hanit të Elezit, fillimin e vitit të ri shkollor 2013/2014, duke u dëshiruar shëndet dhe suksese në mësime”.
Nënkryetari i komunës Muzafer Dernjani dhe Shefi i Sektorit të Arsimit Sejar Dernjani gjatë ditës ishin në terren për të verifikuar nga afër fillimin e këtij viti shkollor dhe për të urura për fillim të mbarë dhe të suksesëshëm .
Sipas z.Denjanit viti i ri shkollor 2013/2014 ka filluar me kohë dhe sipas planit në të gjitha shkollat e komunës, përveç në shkollën fillore të mesme të ulët “Veli Ballazhi” në fshatin Gorancë e cila për shkak të punimeve, mësimi pritet të filloj brenda 10 ditëve.
Ai tha se përgatitjet për këtë vit shkollor kanë filluar me kohë, është bërë përgatitja teknike e objekteve shkollore, pastrimi, fasadimi dhe renovimet e nyjeve sanitare në shkollën fillore “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit si dhe furnizimi dhe shpërndarja e teksteve mësimor për të gjithë nxënësit.
Nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Muzafer Dernjani tha se për 2030 nxënësit dhe 100 arsimtarët, profesorët dhe anëtarët tjerë të stafit pedagogjik dhe teknik janë siguruar kushte optimale për një vit të suksesëshëm shkollorë.
Zyra për Informim
