Tiranë 06.09.2012
Presidenti i Republikë së Shqipërisë z. Bujar Nishani priti sot një delegacion të komunës së Hanit të Elezit i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma dhe Kryesuesin e Kuvendit të Komunës z. Menduh Vlashi.
Vizitën tonë po e realizojmë në vigjilie të kremtës së madhe kombëtare të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë , tha Kryetari i Komunës Rufki Suma duke falenderuar për mikpritjen. Pasi bëri një përshkrim të shkurtë për komunën e Hanit të Elezit kryetari Suma njoftoi presidentin Nishani se Komuna e Hanit të Elezit është themluar në vitin 2005 në kuadër të procesit të decentralizimit në Kosovë, fillimishtë si Pilot Njësi Komunale ku këtë status e kishte deri ne vitin 2008, kur u themelua si komunë me kompetenca të plota
Hani i Elezit ka 10.000 banorë dhe gjendet ne pjesën jugore te Kosovës dhe kufizohet me Republikën e Maqedonisë dhe njihet si qendër industrial me një potencial të mirë për zhvillim tha më tej z. Suma .
Duke uruar për mirëseardhje Presidenti i Republikë së Shqipërisë z. Bujar Nishani tha se ndjenë kënaqësi të veçantë për këtë takim duke theksuar se gjatë vizitës në Kosovë pata mundësinë të përcjell përparimet e mëdha të Kosovës dhe qytetarëve të saj, të cilat i kanë arritur në këto vite të pavarësisë dhe të lirisë së tyre dhe jamë i sigurtë se pjesë e këtyre zhvillimeve është edhe komuna e juaj.
Ju falenderit që si qëllim të vizitë suaj është Urimi për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë, ju urojë edhe juve ngase kjo festë tejkalon kufijtë e Shqiprisë dhe është e përbashkët për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.
Shqiptarët e kanë treguar me fakte historike se dinë të jetojnë në harmoni dhe të bashkëpunojnë me fqinjët.
"Kemi kaluar një periudhë konfliktesh ,Shqiptarët i kanë kaluar ditët dhe vitet e vështira , ato nuk mund të zhbëhen por ne duhet të shiqojmë nga e ardhmja, për ditë më të mira, pa harrur të shkuarën, ngase mundë të na përsëritet..
Forcimi i faktorit shqiptar nuk ka si qëllim të drejtohet kundër askujt dhe si i tillë ai nuk kërcënon askënd. Realiteti i tanishëm ka treguar qartë se një faktor shqiptar i fuqishëm përbën një garancë për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Rruga e vetme drejt së ardhmes është bashkëpunimi me fqinjët, tha Bujar Nishani, president i Shqipërisë duke e cilësuar dialogun si virtyt të shqiptarëve .
Kosova e lirë, e pavarur, është sot jo vetëm një realitet i pakthyeshëm, po një faktor i domosdoshëm për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në gjithë rajonin.
Presidenti Nishani vlerësoi lartë procesin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, duke e vlerësuar atë si një e arrituar e madhe në historinë e popullit tonë e cila është arritur falë angazhimit të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës.
Rruga e Kombit lidhi jo vetëm fizikisht trojet shqiptarë por kjo rrugë po ngjallë lidhje dhe zhvillim ekonomik.Asgjë ma nuk e pengon një qytetarë qoftë nga Kosova apo Shqipëria të fillojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat e interesit të përbashkë.
Në simbolikë të këtij takimi Kryeatri I Komunës Rufki Suma i dhuroi disa Publikime nga Komuna e Hanit të Elezit dhe Stemën e Komunës së Hanit të Elezit.
Para takimit me Presidentin e Republikës së Shqiprisë Kryetari I Komunës Rufki Suma vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovë në Shqipëri me ç’rast u takua me z.Gani Veselaj ,Ministër Këshilltarë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë.
Kryetari i Komunës z.Suma urojë për punën e suksesëshme dhe rendësinë që ka përfaqësimi Diplomatik i Republikës së Kosovës.
Duke uruar për mirëseardhje të delegacionit të komunës së Hanit të Elezit z. Veselaj tha se Misioni i Ambasadës së Kosovës në Shqipëri tejkalon përfaqësimin diplomatik duke shërbyer si urë lidhës për shumë zhvillime në fusha të ndyshme të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Delegacionin nga Komuna e Hanit të Elezit gjatë tërë kohës së qëndrimit në Shqipëri do ta shoqërojë përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë.
Zyra për Informim.