Hani i Elezit 28.03.2014
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe Nënkryetari i komunës së Kaçanikut Remzi Elezi gjatë ditës qëndruan në Shkup me ftesë të Prefektit të Komunës së Gjorce Petrovit z.Sokol Mitrovski.
Takimi është realizuar në vazhdën e bashkëpunimit ndërkufitarë ndërmjet komunës së Hanit të Elezit dhe Komunës së Kaçanikut nga pala Kosovare dhe qyteti i Shkupit dhe Komunës së Gjorce Petrovit nga pala Maqedone. Në takim, përveç kryetarit Rufki Suma dhe Nënkryetarit të komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, ishin prezent edhe përfaqësues të qytetit të Shkupit, të Agjencionit për Zhvillim Rajonal të Shkupit dhe z.Almir Hyseni nga Agjencioni për Zhvillim Rajonal- Lindje të Kosovës.
Në takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen informatat lidhur me proceset zhvillimore në komunat përkatëse me ç’rast vlerësuan se bashkëpunimi ndërkufitarë mundë të jetë potencial i fuqishëm për bashkëpunim dhe zhvillim në interes të përbashkët të komunave kufitare.
Palët vlerësuan se me aplikimin në projektin e revitalizimit të Lumit Lepencë, mundë të jetë fillim i mirë i bashkëpunimit afatgjatë edhe në fusha tjera për të cilat mundë të identifikohen projekte konkrete që do të ndihmonin zhvillimin e komunave në dy anët e kufirit.
Në një prononcim para mediave të Shkupit, Prefekti i Komunës së Gjorce Petrovit, Sokol Mitrovski dhe kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma e vlerësuan takimin si hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit, duke theksuar se këto takim do të intensifikohen edhe më shumë dhe do të kyçen edhe palë tjera që mundë të kontribuojnë në rezultate konkrete të kësaj iniciative.Ata theksuan se projekti i revitalizimit të Lumit Lepencë i tejkalon interesat e komunave përkatëse dhe merr përmasa regjionale dhe ndërshtetrore.Për këtë arsye palët do të kërkojnë edhe angazhimin e Ministrive përkatëse të të dy shteteve për realizimin e këtij projekti.
Zyra për Informim