Kryetari i komunës Rufki Suma priti në një takim rasti pinjollë të familjeve të patriotëve nga Kosova, z. Gazmend Boletini , Mehmet Prishtina ,Niazi Idrizi dhe Bek Zeka.
Trashëgimtarët e familjeve të njohura patriotike Shqiptare të Isa Boletinit, Hasan Prishtinës ,Idriz Seferit, Haxhi Zekës falënderuan edhe një here të gjitha institucionet , për vlerësimin dhe nderimin e kontributit historik të këtyre heronjve te kombit.
z.Mehmet Prishtina tha se sot jemi në komunën Çair të Shkupit me ftesë të kryetarit Izet Mexhiti në kuadër të takimeve përmbyllëse të aktiviteteve për shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë, ,Ditës së Flamurit dhe shumë ngjarjeve të rëndësishme që ndodhën gjatë muajit Nëntor.
Shrytëzuam rastin që të takohemi dhe të përcjellim këtë falemnderim edhe kryetarit Suma, për të cilin kemi respekt të veçantë tha z. Prishtina.
Në bisedën me musafirët kryetari i komunës Rufki Suma, tha se festat e 100 vjetorit të Pavarësisë, risollën në kujtesë dhe në rivlerësim veprën e madhe dhe nderimit të madh për të gjithë ata patriot të kohës të cilët bënë të mundur këtë ditë.
Zyra për Informim