Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma para qytetarëve prezentoi raportin gjashtëmujorë të punës së tij.Duke bërë një përmbledhje të zhvillimeve në gjashtëmujorin e pare të vitit 2015 kryetari Suma tha se pavarësishtë shumë vështërsive komuna e Hanit të Elezit është në konditat e projeksioneve të paraparë të zhvillimit,Për kryetarin Suma kufizimet buxhetore mbetet problemi kryesorë me të cilat kushtëzohet implementimi i shumë projkteve të parapara për vitin 2015.Për të qenë puna më e vështirë gjatë vitit 2015, kryetari Suma potencoi problemet të cilat u shkaktuan nga vërshimet e fundvitit të kaluar dhe fillimin e këtij viti.Kjo situate ka shkatuar që komuna të kushtëzohet të investoj fuqishëm në menjanimin e këtyre pasojave.Për këtë arsye në rishikimin e buxhetit jemi të detyruar që shumë projekte të shtyhen për vitet në vijim në mënyrë që të sanohen këto pasoja konkretisht në projektin e Lagjes së Re përkatësisht Përroit të Rezhancës.
Megjith atë janë duke u zhvillua edhe shumë projekte tjera madhore si ndërtimi i aneksit të Shkollës Fillore “Ilaz Thaçi” Renovimi i Objetkit të Komunës, vazhdon bashkëpunimi me projekte konkrete me donatorët si Fondacioni Kosovë-Luksemburg, me DEMOS-in dhe Ministritë Përkatëse tha z.Suma.
Tubimin me qytetarët e shfrytëzoi edhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa e cila prezentoi Kornizën Aftmesme Buxhetore 2016-2018.
Drejtori Shabi Rexhallari tha se periudhën e viteve 2016-2018, Komuna zyrtarisht ka filluar qysh nga data 15 maj 2015, atëherë kur nga Ministria e Financave është pranuar Qarkorja buxhetore 2016/01 për Komunat.
Me këtë Qarkore buxhetore ofrohen udhëzimet e para për pëgatitjen e buxhetit të komunave, përfshirë këtu kalendarin kohor indikativ si dhe kufijtë fillestar të financimit për komunat pë periudhën 2016-2018.
Në aktivitetet tona gjatë përgatitjes dhe hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore të Komunës (KABK), përveç që jemi bazuar në Qarkoren Buxhetore 2016/01 për Komunat, gjithsesi jemi shërbyer edhe me projeksionet e dhëna me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2016-2018 në nivel të vendit, si dhe në dokumentet e rëndësishme strategjike të komunës – Plani Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe dhe Plani Rregullues Urban (PRRU).Sipas tij për vitin fiskal 2016 parashohim një buxhet prej 2,066,396 € apo një rritje prej 14,552 € ose për 0.71 % më i madh në raport me vitin 2015, kurse për vitin 2017 kemi një buxhet prej 2,089,737 € apo një rritje prej 23,341 € ose për afro 1.13% në raport me vitin 2016, si dhe për vitin 2018 parashohim një buxhet prej 2,115,611 € apo një rritje prej 25,874 € ose për afro 1.24% më i madh në raport me vitin 2017.
Ndërsa Drejtori për Shërbime Publike Refet Kalisi para qytetarëve prezentoi Rregulloren për menagjimin e mbeturinave. Drejtori Kalisi para qytetarëve prezentoi rregulloren me të cilën përcaktohet orari, sistemi dhe kushtet për mënyrën e mbledhjes, ndarjes, përpunimit dhe riciklimit të mbeturinave, llojin, numrin dhe mënyrën e shpërndarjes dhe vendosjes së kontejnerëve, mirëmbajtja e vendeve ku grumbullohen ato dhe mënyrën e transportimit.