Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve me dëmet e shkaktuara nga breshëri i para dy javëve, sot realizuam edhe një takim mes Komisionit shtetëror dhe komisionit komunal për evidentimin e dëmeve, ku u diskutua lidhur me procesin e aplikimit, kategorizimin e tyre, si dhe hapat e tjerë të mëtutjeshëm.
Tashmë janë pranur me qindra aplikacione nga personat e dëmtuar kryesisht në vetura dhe shtëpi, dhe komisioni komunal ka filluar edhe vizitat në terren, ku për çdo aplikacion do të bëhet raport me të dhënat e grumbulluara në terren.
Për çdo ngjarje të re lidhur me këtë proces, do të njoftoheni me kohë.