Bashkë me Kryetarin e Komunës së Kaçanikut – Besim Ilazin dhe stafin e tij, zhvilluam një takim miqësor por edhe diskutuam rreth punëve dhe aktiviteteve të dy institucioneve që i udhëheqim, duke i vënë theks të veçantë sfidave me të cilat përballemi dhe bashkëpunimi ndërkomunal për të gjetur zgjidhje për të gjitha sfidat dhe nevojat e qytetarëve tanë.