Kryetari Mehmet Ballazhi pret në takim imamin e “Xhamia e Udhëzuesit” në fshatin Paldenicë, Hoxhë Tafil Ramuka dhe banorë nga fshati Paldenicë.
Mirëprita sot në takim imamin e “Xhamia e Udhëzuesit” në fshatin Paldenicë, Hoxhë Tafil Ramuka dhe banorë nga fshati Paldenicë.
Vizita e tyre ishte në shenjë falënderimi ndaj Komunës së Hanit të Elezit, ku gjatë këtij viti realizuam projektin e parkingut tek “Xhamia e Udhëzuesit” në Paldenicë.
Ky projekt nuk do të mund të realizohej pa përkrahjen e banorëve dhe imamit të xhamisë, me ç’rast i falënderoj përzemërsisht për përkrahjen e tyre.
Tashmë i gjithë xhemati i kësaj xhamie nuk do të kenë probleme dhe pengesa gjatë punëve dhe aktiviteteve.