Kryetari Mehmet Ballazhi mori pjesë në hapjen e trajnimit për zyrtarët publik me temën “Etika Publike në Administratë”, i cili po realizohet në bashkëpunim me Këshillin e Evropës.
Sot, në cilësinë e Kryetarit të Komunës, isha pjesë e hapjes së trajnimit me temën “Etika Publike në Administratë”, i cili po realizohet në bashkëpunim me Këshillin e Evropës.
Ky trajnim ka për qëllim forcimin e vlerave etike, profesionalizmit dhe përgjegjësisë së zyrtarëve publikë në administratën publike, me synim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Trajnimi u ligjërua nga Prof. Dr. Dorajet Imeri, i cili përmes përvojës së tij akademike dhe profesionale kontribuoi me njohuri të vlefshme në këtë fushë.
Vazhdojmë të investojmë në ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve publikë dhe në ndërtimin e një administrate transparente, profesionale dhe të besueshme si pjesë përbërëse e demokracisë deliberative