Në vazhdën e takimeve urues për mandatin e ri katërvjeçar, sot mirëprita stafin e SHFMU “Veli Ballazhi” nga fshati Gorancë.
Mësimdhënësit e kësaj shkolle, me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, po japin një kontribut të çmuar në zhvillimin arsimor të komunitetit. I sigurova se komuna do të qëndrojë pranë tyre në çdo nismë që synon përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së mësimdhënies.
Respekt dhe falënderim për punën tuaj të palodhshme, së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë!