Mirëprita në takim pjestarë të Policisë së Kosovës dega në Han të Elezit
Gjatë takimit diskutuan për bashkëpunimin tonë të ndërsjellë, sigurinë publike dhe koordinimin e aktiviteteve që janë në shërbim të qytetarëve të Hanit të Elezit.
I falënderova pjesëtarët e Policisë për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në komunën tonë.
Theksova se Komuna e Hanit të Elezit mbetet e hapur për bashkëpunim të plotë në çdo iniciativë që përmirëson mirëqenien e komunitetit tonë.