Sot pata kënaqësinë të mirëprisja Klubin e Karates “Sharri” nga Hani i Elezit. Me përkushtimin, disiplinën dhe sukseset e tyre, këta sportistë janë një shembull i shkëlqyer për rininë tonë dhe një krenari për komunën.
I falënderova sportistët, trajnerët dhe drejtuesit e klubit për punën e palodhshme dhe për përfaqësimin dinjitoz në gara brenda dhe jashtë vendit. Komuna jonë do të vazhdojë të mbështesë sportin dhe talentet e reja, sepse investimi në sport është investim në të ardhmen.
Ju uroj shumë suksese të tjera dhe medalje të reja!