Kanë vazhduar takimet me qytetarë, gjatë të cilave janë dëgjuar nga afër shqetësimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me çështje të ndryshme me interes për komunitetin.
Njëkohësisht, qytetarët kanë shprehur urimet e tyre për mandatin e ri qeverisës. I falënderoj sinqerisht për vizitën, për besimin dhe për gatishmërinë për dialog të hapur.
Angazhimi ynë mbetet i pandryshuar për të dëgjuar çdo zë dhe për të punuar me përgjegjësi në shërbim të qytetarëve.