Hani i Elezit 08.01.2014
Kryetari i komunës Rufki Suma i shoqëruar nga nënkryetari Menduh Vlashi, zhvilluan një takim rasti me stafin e shërbyesve civil dhe politik të komunës së Hanit të Elezit.
Kryetari Suma me këtë rast falënderoi të gjithë stafin për angazhimin e tyre në realizimin e objektivave të parashtruar për vitin 2013. Ai tha se puna kolektive dhe angazhimi i secilit zyrtarë bëri që vitin e shkuar ta përmbyllim me rezultate shumë të mira. Ky angazhim bëri që performansa e komunës së Hanit të Elezit të vlerësohet lartë si nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe falë këtyre rezultateve komuna e jonë është shpërblyer me shumë mirënjohje e grante stimuluese.
Kryetari i komunës Rufki Suma, në vazhdim të takimit kërkoi nga zyrtarët komunal që kjo frymë e angazhimit dhe bashkëpunimit të vazhdojë edhe me stafin e ri politik të cilët janë emëruar pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke shtuar se synimet e komunës si institucion mbesin të njëjta.
Ai shtoi se pavarësisht rezultateve të arritura, ka ende hapësirë për të përmirësuar performansat individuale dhe profesionale të secilit zyrtarë, që do të ishte në interes të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës sonë.
Zyra për Informim