Takimin e fundit për vitin 2025 e mbylla me njerëz që nuk janë thjesht pjesë e kujtimeve të mia, por pjesë e vetë jetës sime. Me Shaban Çupin, Ibrahim Currin dhe Nexhat Ballazhin u kthyem atje ku koha dikur ndalonte, në ditët e burgut, ku dhimbja dhe shpresa jetonin bashkë çdo ditë. Tentuan të na e marrin lirinë, por kurrë idealin. Na vunë pas mureve, por nuk na thyen shpirtin. Aty, në heshtje, u betuam se do të qëndronim drejt, pavarësisht gjithçkaje.
Sot, duke u ulur përballë njëri-tjetrit, pashë në sytë e tyre të njëjtën forcë, të njëjtin besim dhe të njëjtën plagë që na lidh përgjithmonë.
Ky takim nuk ishte thjesht mbyllje e një viti. Ishte një kujtesë e fortë se kush jemi, çfarë kemi kaluar dhe pse nuk u dorëzuam kurrë.