Kryetari i Komunës z.Rufki Suma priti sot Profesor Nusret Pllana autorë i Librit arkivor-historik “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”
z.Nusret Pllana me këtë rast i dhuroi” Librin arkivor-historik “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” Kryetarit të Komunës z.Rufki Suma.
Autori Nusret Pllana thekson se librin e tij voluminoz dhe faktik që përmbledh masakrat dhe kasaphanën serbe ndaj shqiptarëve është botimi i gjashtë i plotësuar që përmbledhë fakte relevante deri në shkallë të gjenocidit që ka kryer Serbia ndër vite ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës
Profesori nënvizoi rëndësinë historike të dokumentimit të masakrës serbe ndaj shqiptarëve të pafajshëm, vrasjen e më shumë se gjysëm milioni shqiptarëve në periudhën e viteve 1844-1999, nga regjimet fashiste serbe.
Ky libër me gjuhën e fakteve i flet botës demokratike dhe tregon sesa kanë vuajtur shqiptarët në rrugën e tyre të gjatë dhe plot sakrifica për liri dhe pavarësi .