Kryetari i komunës z.Rufki Suma priti në takim zyrtarë nga Instituti për Studime të Avancuara GAP.
Në takim është biseduar lidhur me pyetësorin e përpiluar nga Instituti GAP i cili kishe për qëllim të evidentojë mangësitë që dalin nga miratimi i Ligjeve në Kuvendin e Kosovës pa konsultim dhe koordinim të mjaftueshëm me nivelin lokal dhe zbatueshmërisë së ligjeve në nivel lokal.
Kryetari i Komunës z.Rufki Suma dhe z.Bekim Salihu, hulumtues i lartë nga Instituti GAP theksuan bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm ndërmjet komunës së Hanit të Elezit dhe institutit GAP.
