Kryetari i komunës z.Rufki Suma priti në takim Ushtruesin e detyrës, Drejtor i Zyrës Regjionale e OSBE-së në Gjilan z.Zoltan Imecs i shoqëruar edhe nga z.Faruk Dërmaku e Basri Sejdiu, zyrtarë në OSBE
Takimi i cili ishte i pari me z.Zloltan Imecs, ishte rast që kryetari Suma të konfirmojë bashkëpunimin shumë të mirë me zyrën Regjionale të OSBE-së, njëherit të deklarojë gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Për kryetarin Suma bashkëpunimi me OSBE-në gjatë këtyre viteve ka rezultuar me shumë projekte konkrete si dhe asistencë profesionale për të cilën komuna e Hanit të Elezit kishte shumë nevojë.
Kryetari Suma e njoftoi mysafirin me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit duke u përqendruar në të arriturat dhe sfidat me të cilë ballafaqohet si institucion. Ai tha se përkundër shumë investimeve që janë bërë në zhvillimin e infrastrukturës, shëndetësisë, arsimit,shërbimeve publike e fusha tjera, mbeten sfidë projektet të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikojnë në zbutjen e papunësisë dhe zhvillimit ekonomik. Si institucion jemi të gatshëm që të ofrojmë të gjitha kushtet e nevojshme për investitorë potencial që të realizojmë edhe këtë qëllim tha kryetari Suma.
Ndërsa Ushtruesi i detyrës, Drejtor i zyrës Regjionale e OSBE-së në Gjilan z.Zoltan Imecs tha se zyra e OSBE-së do të jetë e gatshme të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme që të përkrahë komunën e Hanit të Elezit. Ai tha se zyra regjionale ka planifikuar disa projekte konkrete me qëllim të shkëmbimit të përvojave të mira të komunave si dhe projekte konkrete për rininë dhe barazi gjinore.
z.Zoltan Imecs tha se mirëpret ide dhe projekte konkrete nga komuna të cilat do ti kontribuonin qytetarëve të komunës suaj.
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan për takime më të shpeshte me qëllim të informimit më të mirë mbi zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit