Kryetari i komunës z.Rufki Suma bashkë me disa kryetar të tjerë të komunave të Kosovës nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, po marrin në Panairin e Planifikimt Urbanistik dhe të Teknologjisë së Qyteteve që po zhvillohet në Antalya të Turqisë.
Panairi u hap dje me dt.01.04.2015dhe do te zgjasë per tre ditë, pra deri me dt.03.04.2015. Në ditën e dytë të vizitës në Turqi, kryetari Suma i shoqëruar edhe me disa kryetar të tjerë dhe përfaqësues të bizneseve të Kosovës u pritën në komunën e Antalisë nga nënkryetari i komunës, ku u shkëmbyen përvoja të ndërsjella dhe nga përfaqësuesit e komunave të Kosovës u kerkua mbështetje dhe investime në Kosovë