Bashkë me drejtoren e re për kulturë, rini e sport, Arbenitën, u takuam me përfaqësuesit e projektit Up To Youth të USAID-it, Antigona Dajakaj Fejza, Ramadan Berisha dhe Mevlane Kalisi, ku diskutuam për planet dhe vizionin tonë për rininë.
Pas bashkëpunimit të mirëfilltë që kemi pasur me Up to Youth – USAID përgjatë shumë viteve, edhe sot e definuam se ne si Komunë dhe ekzekutiv komunal jemi të përkushtuar të jemi krah rinisë për angazhimin e tyre në qytetarinë aktive, me aktivitete e projekte të ndryshme.